Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas informavcioneve paraprake , dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave , por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë , pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre. Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.