Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku mjeti është shkrumbuar thuajse totalisht, ndonëse forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas burimeve, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Erion Maxharit, ish punonjës policie, si dhe një person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në një incident gjatë ditës së zgjedhjeve, ku u arrestua pas një konflikti fizik me një prej komisionerëve. Megjithatë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.