Një zjarr i madh ka përfshirë mesnatën e së shtunës një nga lokalet më të njohura të Durrësit, Zins. Si pasojë e zjarrit të madh, lokali është shkrumbuar tërësisht. Lokali i shkrumbuar mesnatën e së shtunës është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy. Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik që ka sjellë shkëndijat e para, e më pas zjarri i fuqishëm ka përfshirë të gjithë lokalin në zonën e Currilave. Ka qenë vetë stafi i lokalit ai që ka bërë të ditur se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.