Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve paraprake garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.