Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbremjen e premtes në Shullaz të Kurbinit. Siç duket edhe në pamjet e siguruara magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara është shprehur se zjarri që ra në këtë fabrikë këpucësh në Kurbin është vënë nën kontroll.