Një zjarr ka shkrumbuar ditën e mërkurë një “beach bar” në zonën e plazhit të Jonufrës, duke e shkrumbuar totalisht. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që flakët të përfshijnë me shpejtësi të gjithë ambientin. Edhe pse forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, nuk kanë mundur ta shpëtojnë objektin, i cili u dogj i tëri. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem deme te konsiderueshme materiale.