Banesa e katit të dytë të një pallati, u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Mbrostar të Fierit, për pasojë një grua mbeti e lënduar. Roza Shahu, një 70 vjecare e cila jetonte e vetme në këtë banesë, pësoi djegie të lehta në trup në tentativë për të dalë nga dritarja e dhomës, në mënyrë që mos të gjente vdekjen nga flakët. Banorë të pallatit dhe fqinj të tjerë të zonës, ishin ata të cilët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë. E më pas, punonjëset e qëndrës shëndetësore të kësaj zone menjëherë njoftuan ambulancën e policinë për ngjarjen në fjalë.