Një zjarr i madh ka rënë që në orët e para të mëngjesit në një biznes, ku jepëshin automjete me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”. Si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.