Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 78-vjeçare. Sipas mediave vendase, trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij. Lajmi për vdekjen e Marty-t u konfirmua edhe nga Partia Radikale e qendrës së djathtë. Kujtojmë se në vitin 2010, Marty publikoi një raport mbi trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë që implikonte UÇK-në.