Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka hequr masën e pezullimit për strukturat e krimit ekonomik në vend. Ky vendim I Drejtorit të Përgjithshëm vjen 30 ditë, pasi Rrumbullaku vendosi pezullimin e kësaj strukturë në të gjitha qarqet e vendit, për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit.