Pas takimit dhe konferencës për shtyp në Presidencë me Bajram Begajn, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu drejtua Kryeministrisë për një takim të shkurtër me Edi Ramën. Detaje në lidhje me këtë takim ndau përmes rrjeteve sociale, vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.