Konferenca me temë “Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”, bëri bashkë këtë të mërkurë, ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe PResidentin Ilir Meta, mes të cilëve prej disa kohësh nuk ka patur bashkëpunim. Teksa theksuan rëndësinë e luftës ndaj trafikut të qenieve njerëzore, Meta në një dalje për mediet, iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe lidhur me shkrirjen e marrëdhënieve me Kim.