Ai është deti historik që u përshkua nga Odiseja dhe Vikingët, një det që ka qenë djepi i civilizimit, kulturës dhe tregtisë si edhe një padundësie mitesh dhe legjendash. Është destinacion i pushimeve për miliona njerëz që i gëzohen plazheve të tij të mrekullueshme, ishujve mahnitës dhe rrënojave antike. Por, bregdeti i mesdheut po shndërrohet në një rrënojë, kjo pas zjarreve të pandalshme që kanë mbërthyer pjesë të greqisë, turqisë, italisë, algjerisë dhe tunizisë.