Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punën e përfunduar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Klos. Balluku tha se punimet në godinën e rikonstruktuar janë kryer sipas parimeve të eficencës energjitike.