Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj publikoi dy fatura të një qytetari shkodran, i cili paguan dyfishin e taksave krahasuar me një qytetar të Tiranës. Kryebashkiaku ngriti pyetjen se përse Partia Demokratike, e cila prej vitesh drejton Bashkinë Shkodër, nuk mundëson transport me autobus falas për qytetarët e Shkodrës, meqenëse edhe taksat janë më të larta.