Në asamblenë e Partisë Socialiste, që po mbahet në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet, që sipas tij janë bërë pasi Benet Beci u vendos në krye të bashkisë. Rama theksoi se për katër muaj qeveria i ka vënë kësaj bashkië 20 milionë euro. “Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim.”