Reshjet e shiut kanë pushuar dhe situata në dy qarqet më problematike të vendit, si Shkodra dhe Lezha, po shkon drejt normalizimit. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, situata ka një përmirësim të dukshëm.