Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën në Pekin se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është një “iluzion”. Ai i ka bërë këto deklarata teksa shumë shtete të Perëndimit tentojnë ta ulin varësinë ndaj gjigantit aziatik. “Ne e kundërshtojmë plotësisht idenë e shkëputjes. Shkëputja është iluzion”, u ka thënë Le Maire gazetarëve në Ambasadën e Francës.