Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambientet e qëndres spitalore universitare ‘Nënë Tereza’, ku shkëputja e ashensorit të këtij spitali, coi në plagosjen e një pacienteje dhe të një punonjësi të stafit mjekësor. Lidhur me aksident, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë dy persona, teknikun Ermal Braja dhe administratorin e firmës së ashensorit Ardian Sulollari. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30 mbrëmjen e së dielës. Dy persona ishin futur në ashensor, teksa kavoja u këput për të përfunduar në katin e nëndheshëm të spitalit.