Një rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Pllocë në afërsi të tuneleve. Këto janë pamjet e masivit të rëndë që ka bllokuar totalisht rrugën. Si pasojë e shirave të shumtë të rëna gjatë orëve të fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe nga shpati I maliy duke bërë bllokimin e plotë të këtij segmenti.