Top News – Shkencëtarët të habitur, Janari thyen rekordet, ’e pashpjegueshme’
06/02/2025 11:45

Muaji i kaluar ishte janari më i ngrohtë në botë, i regjistruar ndonjëherë, dhe ky fakt ka ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me ritmin e ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët. Janari 2025 pritej të ishte pak më i freskët se janari 2024 për shkak të një zhvendosjeje nga një model moti natyror në Paqësor i njohur si El Niño. Por në vend të kësaj, muaji i kaluar theu rekordin e janarit 2024 me gati 0.1gradë celcius, sipas shërbimit evropian të klimës Copernicus. Ngrohja e botës është për shkak të emetimeve të gazeve që ngrohin planetin nga aktivitetet njerëzore, kryesisht djegia e lëndëve fosile, por shkencëtarët thonë se nuk mund të shpjegojnë plotësisht pse muaji i kaluar ishte veçanërisht i nxehtë. Ai vazhdon një seri rekordesh çuditërisht të mëdha të temperaturave që nga mesi i vitit 2023, me temperatura rreth 0.2gradë celcius mbi atë që pritej. “Arsyeja themelore që ne kemi thyer rekorde dhe kemi pasur këtë prirje të ngrohjes prej dekadash, është sepse po rrisim sasinë e gazeve që shkaktojnë efektin serrë në atmosferë”, tha për BBC Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard për Studimet Hapësinore të NASA-s. "Specifikat se pse viti 2023, dhe 2024, dhe fillimi i 2025-ës, ishin kaq të ngrohta nuk i dimë ende, ka elementë të tjerë të përfshirë këtu. Ne po përpiqemi t'i zbulojmë ato."

Top News – PD kërkon interpelancë me Karakaçin. Shpjegime për krizën e energjisë dhe karburanteve
04/04 17:38
Top Channel/ Albulena Haxhiu merr postin e presidentit të Kosovës, Osmanit i mbaroi mandati
04/04 17:26
Top News – Vjosa Osmanit i përfundon mandati i Presidentes. I dorëzon detyrën kryetares së kuvendit
04/04 16:31
Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30