Top News/ Shkencëtarët: Rreziku bërthamor më i madh se kurrë/ “Ora e Apokalipsit” pranë mesnatës
24/01/2024 11:42

Shkencëtarët bërthamorë i mbajtën akrepat e orës së tyre të apokalipsit më afër mesnatës se kurrë më parë duke cituar veprimet e rusisë me armët e saj bërthamore në mesin e pushtimit të ukrainës, luftën mes izraelit bërthamor në Gaza dhe përkeqësimin e ndryshimeve të klimës si faktorë që po nxisin rrezikun e një katastrofe globale. Buletini i shkencëtarëve atomikë, sic bëri edhe vitin e kaluar, i vendosi akrepat 90 sekonda para mesnate, me mesnatën që konsiderohet si pika teorike e asgjësimit. Shkencëtarët e bëjnë këtë vlerësim të tyre cdo vit, duke u bazuar në rreziqet ekzistenciale ndaj tokës dhe banorëve të saj: kërcënimet bërthamore, ndryshimet e klimës dhe teknologjitë e rrezikshme si inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia e re. “Pikat e nxehta përreth botës mbajnë rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, ndryshimet e klimës po shkaktojnë vdekje dhe shkatërrim dhe teknologjitë e reja si Inteligjenca artificiale dhe kërkimet biologjike po avancojnë më shpejt nga masat mbrojtëse të tyre”, tha Rachel Bronson, presidente e Buletinit të shkencëtarëve bërthamorë duke shtuar se mbajtja e orës në të njëjtin pozicion me vitin e kaluar, nuk është një tregues se bota është e stabilizuar. Buletini e krijoi orën në 1947-ën gjatë tensioneve të luftës së ftohtë që pasuan luftën e dytë botërore për të paralajmëruar publikun se sa afër shkatërrimit të botës ishte njerëzimi. Ai tha të martën se tendencat ogurzeza vazhdojnë të shtyjnë drejt katastrofës, duke përfshirë faktin se Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë të gjitha shuma të mëdha parash për të zgjeruar ose modernizuar arsenalet e tyre bërthamore, duke rritur rrezikun e luftës bërthamore përmes gabimeve ose keqllogaritjeve. Buletini është themeluar në 1945-ën nga shkencëtarë mes të cilëve edhe Albert Ajnshtajn dhe Robert Oppenheimer.

Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
Top Channel/ Obama: “Alienët ekzistojnë, por nuk mbahen në Zonën 51”!
16/02 12:04
Top News – Arrestohet ish-ministri i energjisë / Po largohej nga Ukraina, dyshime për ryshfet
16/02 12:01
Top News – Alienët nuk na kanë kontaktuar / Obama: Ata ekzistojnë por nuk ka prova
16/02 11:58
Top News – Irani, marrëveshje me SHBA-në / Energjia, minierat dhe avionët janë ‘në tryezë’
16/02 11:43
Top News – Raketa bërthamore në kufi të BE / Putin po i vendos në Bjellorusi, duhet ‘vëmendje’
16/02 11:22
Top News – Vetëm 40 persona do zbresin në breg / Vendosen kufizime në Kapri, frena turizmit masiv
16/02 11:21
Top News – Orteku nxjerr trenin nga shinat / 80 pasagjerë në bord, mision dramatik shpëtimi
16/02 11:18
Top News – NATO, sulme ajrore thellë në Rusi / Ua çojmë luftën në shtëpi nëse Putin godet Baltikun
16/02 11:14
Top Channel/ Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri!
16/02 11:14
Top Channel/ Rubio “elozhe” Serbisë: Të përkushtuar të forcojmë lidhjet mes dy vendeve!
16/02 11:13
Top News – Një klloun dhe një diktator! Obama shpërthen kundër Trumpit pas videos me majmunë
16/02 09:46
DIGITALB DIGITALB