Dy vëllezër dhe një tjetër person janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të atentatit mbrëmjen e së premtes në Vaun e Dejes, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Njëri prej tyre, i cili ka qenë me motomjet ka qëlluar me automatik kallashnikov drejt automjetit tip Audi që ishte parkuar në anë të rrugës në fshatin Rranxa të Bushatit.