Një grua 50 vjeç ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ndodhur në fshatin Dërmenas të Fierit. Policia thotë se ka identifikuar autorët si babë e bir dhe i ka shpallur në kërkim ata, ndërsa e plagosura mësohet se është e afërme e Azgan Mërnicas, autorit të vrasjes së efektivit Shqiponja në Fier disa muaj më parë.