Policia e Shtetit ka organizuar një operacion ndërkombëtar antidrogë, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Financa dhe DEA-n amerikane. Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga theksoi se janë sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike, 45 mijë euro si edhe 2 armë zjarri. Bizhga shtoi gjithashtu se droga është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi, në të cilën ndodheshin dy shtetas ukrainas.