Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të marrë si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediut për çështjen Gërdeci të Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit. Djali i ish-Kryeministrit dhe ish-ministri i Brendshëm do të pyeten së bashku me 69 emra të tjera që ka kërkuar si dëshmitarë prokuroria e posaçme dhe familjarët e viktimave të shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve, që la pas 26 të vdekur dhe qindra të plagosur.