Është shtyrë sërish seanca gjyqësore e të enjtes për ish-ministrin Fatmir Mediu sa i takon çështjes “Gërdeci”, dhe kjo për shkak të mosprezencës së tij. Seanca u shty pas kërkesës së Mediut, i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë, por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit.