Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit të Republikës Sërpska - entitet në Bosnje e Hercegovinë – të cilat sipas tij çojnë drejt krijimit të një këshilli të ndarë gjyqësor dhe prokurorial. Sipas BE-së ky veprim “paraqet një shkelje të papranueshme të rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës”.