Policia Rrugore e Tiranës informon se gjatë javës së fundit janë arrestuar 19 persona për shkelje të ndryshme të kodit rrugor. Gjithashtu, në komunikatën e Rrugores mësohet se janë vendosur të paktën 9600 gjoba, si dhe u pezulluan 42 leje drejtimi, teksa 15 automjete u bllokuan për motive të ndryshme.