Top News/ Shkatërron të gjitha ‘Kamat’ ruse / Sistemi Patriot i Ukrainës rezulton shumë efikas
05/07/2024 12:38

Forcat ajrore të Ukrainës pretendojnë se sistemet amerikane Patriot kanë rrëzuar çdo raketë ruse "Dagger" që nga maji. Me ndihmën e mbrojtjes ajrore moderne që zelenski e ka kërkuar prej kohësh, vendi ka arritur gjithnjë e më shumë të pengojë bombardimet ruse. Efikasiteti i sistemit patriot ka të ngjarë të shtojë më tej oreksin e Ukrainës për më shumë nga sistemet shumë të lakmuara anti-balistike. Në një intervistë me Ukrinform, agjencia shtetërore e lajmeve kombëtare e vendit, koloneli i Forcave Ajrore Serhii Yaremenk tha: "Të gjithë Kinzhalët që janë nisur mbi kryeqytetin ukrainas që kur u tha se sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot ishte vënë në detyrë luftarake janë interceptuar me sukses”. "Që nga fillimi i majit 2023, asnjë raketë balistike nuk ka arritur objektivin e saj në Kiev. Më shumë se 20 Kinzhal janë lëshuar mbi Kiev dhe të gjitha janë interceptuar me sukses," shtoi ai. Raketat Kinzhal ose Dagger, që përkthehet "kamë", dikur konsideroheshin si një armë që ndryshonte rregullat e lojës në fushatën ruse në ukrainë. Megjithatë, ato tani janë bërë jo shumë efikase për shkak të sistemeve patriot që ka marrë ukraina. MIM-104 Patriot është prodhuar në SHBA nga kontraktori i mbrojtjes Raytheon dhe konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në botë. Ukraina, aktualish posedon të paktën dy prej këtyre sistemeve, një i dhuruar nga SHBA në maj dhe tjetri i ofruar në partneritet nga Gjermania dhe Holanda. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se Ukrainës i nevojiten të paktën shtatë sisteme të tilla për të mbrojtur qytetet e saj nga sulmet ajrore të rusisë.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47