Top News/ Shkatërron sistemet S-300 të Rusisë / Ukraina sulmon bazën ushtarake të Rostovit me raketa
21/08/2024 12:55

Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rostovit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës të mërkurën. Ky njoftim vjen në kohën kur Rusia po tenton që të zmbrapsë inkursionin që Ukraina nisi dy javë më parë në rajonin rus të Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën. Ukraina thotë se ka marrë nën kontroll më shumë se 1.260 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime. Udhëheqja ukrainase ka thënë se inkursioni synon krijimin e një zone neutrale brenda Rusisë, me qëllim që të mnrojë civilët ukrainas nga granatimet ruse përtej kufirit. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet ndaj kompleksit të raketave S-300, afër vendbanimit të Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit u krye nga njësitë detare të ushtrisë. Sipas Shtabit po vlerësohen pasojat e këtij sulmi. “Pushtuesit rusë po ashtu përdorin raketa S-300 për të sulmuar qytetet ukrainase, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke terrorizuar popullatën civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm. Ndaras, guvernatori rajonal i Rostovit, tha se një raketë ukrainase është rrëzuar mbi rajon. Ai nuk dha më shumë detaje. Sulmet ukrainase në bazën ushtarake ruse vijnë në ditën kur autoritetet në Moskë kanë njoftuar për një sulm me dronë drejt kryeqytetit rus. Autoritetet ruse pretenduan se rrëzuan 11 dronë mbi Moskë. Ukraina, nuk ka komentuar ende këto raportime.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45