Top News – Shkatërron qindra tonë ushqime / Rusia sulmon portet ukrainase për katër ditë radhazi
21/07/2023 12:24

Rusia vazhdoi sulmet në portet ukrainase të Detit të Zi për të katërtën ditë me radhë, duke goditur objektet e magazinimit të grurit në rajonin e Odesës dhe duke shkaktuar dëme e lëndime. Agresioni erdhi pasi Rusia refuzoi të vazhdonte marrëveshjen e lehtësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkura, përmes së cilës ishte lejuar eksporti i sigurt i grurit të Ukrainës në vende tjera. Guvernatori rajonal, Oleh Kiper, tha se Rusia lëshoi raketa të tipit Kalibër nga anijet në Detin e Zi, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona. “Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper. Ai shtoi se fillimisht dy raketa goditën hambarin, duke shkaktuar zjarr, më pas një raketë e tretë goditi të njëjtin vend në kohën kur zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët. Një ditë më parë, raketat ruse goditën rajonet Odesa dhe Mikolaiv, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, në mesin e tyre pesë fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në instalimet portuale.Raketat ruse goditën edhe zonat e banuara në qendër të Odesës dhe Mikolaivit.Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se terminalet e grurit dhe infrastruktura portuale në portet e Odesa dhe Çornomorsk ishin në shënjestër. Në Çornomorsk, 60,000 ton grurë u shkatërruan, tha ministria. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se seria e sulmeve në Ukrainën jugore kishte në shënjestër objektet ku pretendonte se Ukraina po ndërtonte dronë që Moska thotë se i përdori për të dëmtuar urën që lidh këtë vend me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02