Top News-Shkatërron bombarduesit e Putinit, ‘Pearl Harbour-i i Rusisë’, operacion special i Ukrainës
01/06/2025 14:49

Dy baza ajrore kryesore ruse që mbajnë avionë luftarakë bërthamorë janë sulmuar me dronë në një sulm të shënjestruar, duke i dhënë një goditje të rëndë luftës së Putinit. Një zyrtar i Sigurisë Ukrainase i tha agjencisë së lajmeve Reuters se SBU kreu një sulm të madh me dronë ndaj mbi 40 avionëve ushtarakë rusë, që tani po quhet "Pearl Harbour-i i Rusisë". Burimi nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi me dronë, por media ukrainase tha se baza ajrore Olenya, shtëpia e bombarduesve strategjikë Tu-95 të Rusisë, ishte shënjestruar. Baza e dytë nën zjarr raportohet të jetë baza ajrore bërthamore Belaya në rajonin Irkutsk të Siberisë lindore, rreth 4600 km larg nga Ukraina. Guvernatori rus i rajonit Murmansk konfirmoi se sulmi me dronë kishte ndodhur. Pamjet e jashtëzakonshme tregonin tym që dilte nga bazat e Putinit. Kanali Pravda Gerashchenko i Ukrainës në telegram tha: “Një operacion special po kryhet për të demilitarizuar Rusinë. SBU raporton shkatërrimin e avionëve bombardues rusë pas vijave të armikut”. Në poston po ashtu flitej për shkatërrimin e më shumë se 40 avionëve, duke përfshirë A-50, Tu-95 dhe Tu-22M3. Banorë vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime ndërsa një sërë dronësh ukrainas goditën bazat e Putinit. Të dy aeroportet janë shumë larg vijës së frontit, por përsëri janë goditur nga dronët ukrainas. Sulmi besohet se u nis nga brenda Rusisë, ndoshta nga brenda kamionëve që lëviznin pranë objektivave të tyre. Një raport madje thekson se shoferi i kamionit që lëshoi dronët mund të mos e dinte se mjeti i tij ishte mbushur me dronë. Sipas kanalit Baza në telegram, shoferi është ndaluar nga autoritetet ruse.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58