Një operacion i përbashkët mes DEA-s amerikane dhe autoriteteve kolumbiane bëri të mundur shkatërrimin e një grupi të trafikut të kokainës që vepronte në Kolumbi. Kreu i këtij grupi ishte një shqiptar i identifkuar si Agim Çerma, ndryshe i njohur me pseudonimin Jimmy. Ndërsa personat e tjerë të cilët u arrestuan gjatë këtij operacioni ishin të gjithë kolumbianë. Shqiptari ishte personi kryesor që e drejtonte këtë grup. Sipas Policisë Kolumbiane, grupi me në krye shqiptarin, fuste kokainë në vendin latino-amerikan me fluturime charter.