Garda Civile spanjolle në bashkëpunim me policinë serbe dhe Europolin, ka shkatërruar një organizatë kriminale droge e cila kishte aktivitetin e tij në provincat e Tarragona dhe Saragozës. Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë persona pesë prej tyre serbë dhe dy shqiptarë. Operacioni i ashtuquajtur ‘Farrull’ identifikoi drejtuesit e organizatës dhe si dhe zbuloi qëllimet e tyre për të blerë magazina në pronat industriale për kultivim të drogës.