Top News – Shkatërrimi i bombarduesve të Putinit/ Njeriu i Trumpit kritikon Ukrainën: Rriti rrezikun
04/06/2025 14:58

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë. Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri të Rusisë gjatë fundjavës, duke shënjestruar objektiva deri në 4.300 kilometra larg nga vijat e frontit. “Nivelet e rrezikut po rriten ndjeshëm pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës”, tha i dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, për Fox Neës. “Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë në kontekstin e sigurisë kombëtare: kur sulmon një pjesë të sistemit të mbijetesës kombëtare të kundërshtarit, që është struktura bërthamore, atëherë nënkupton që rritet niveli i rrezikut sepse nuk e di se çfarë do të bëjë pala tjetër”, shtoi ai. Kellogg tha se dëmi ndaj bombarduesve rusë gjatë fundjavës është më pak i rëndësishëm sesa ndikimi psikologjik mbi Rusinë, duke shtuar se ai është i shqetësuar nga raportimet për sulmet. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti Trump nuk ishte njoftuar paraprakisht për sulmet me dronë të Ukrainës ndaj bombarduesve në Rusi. Të hënën, Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedime, por nuk u bë ndonjë përparim drejt përfundimit të luftës, që Moska nisi mbi tre vjet më parë ndaj shtetit fqinj. Sa i përket bisedimeve, Kellog tha se Ukraina kishte një qëndrim “shumë të arsyeshëm”, por Rusia kishte shkuar në bisedime “me një qëndrim shumë maksimalist”.

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB