Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja ishte e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.