Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli këtë të mërkurë vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj. Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktari sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirjen e të ardhurave të motrës në analizën financiare, ndërsa është rrëzuar një kërkesë tjetër për administrimin e të dhënave nga një kompani celulare.