Drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit në këtë qytet, Nik Nikolla janë shkarkuar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nga detyra është pezulluar shefi i stacionit të policisë në Theth, ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim disiplinor. Shkak i këtij vendimi janë bërë ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat, teksa njoftoi shkarkimet, paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje.