Tre deputetë nga partia e ekstremit të djathtë “Spartianët” përfshirë udhëheqësin e saj Vasilis Stigas, do të humbasin vendet e tyre në parlament nën akuzën e mashtrimit elektoral, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë speciale të Greqisë, e cila anuloi zgjedhjet e të vitit 2023. Sipas gjykatës, Vasilis Stigas kryetari i Spartianëve dhe deputetet Petros Dhimitriadhos dhe Aleksandros Zarveas mashtruan trupën elektorale duke marrë votat për partinë në të cilën aderonin,por që në realitet ,kjo parti ishte një version i kamufluar i partisë naziste Agimi i Artë e cila pasi u shpall organizatë kriminale,u ndalua të marrë pjesë ne zgjedhje kurse krerët e saj ndodhen ende në burgjet greke.