Për herë të dytë në pak kohë, maxhoranca socialiste ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për nxjerrjen e Ilir Metës përfundimisht nga presidenca. Ndërsa tentativa e parë mbeti në rrugë pas sugjerimit të Venecias, kur parlamentit të “vjetër” i ka mbetur edhe pak kohë në dispozicion, PS po punon edhe në fundjavë për ta çuar kësaj radhe në fund, nismën për shkarkimin e Ilir Metës.