Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, vendosi të fusë në rendin e ditës, kërkesën e Këshilltarëve të Partisë Socialiste, për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, me motivacionin se ka kaluar më shumë se 3 muaj, pa u paraqitur në detyrë. Futja në rendin e ditës është bërë me votë unanime nga Komisioni i Ligjeve. Vendimi në këtë komision ka patur edhe reagimin e këshilltarëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar që të merrej parasysh kërkesa e tyre, pasi ishte bërë muaj më herët, por që nuk është shqyrtuar.