Shefi i ekzekutivit, Edi Rama pranon se pezullimi i Belinda Ballukut ka paralizuar punën në sektorët që ajo mbulonte, por në asnjë mënyrë nuk bie dakord që ta shkarkojë atë nga detyra. Në një videomesazh, Rama iu përgjigjet zërave kritikë duke thënë se shkarkimi pa vendim gjyqësor të formës së prerë, do të krijonte një precedent të rrezikshëm të nëpërkëmbjes së votës popullore.