Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 25 vjeçar, i cili mbante armë me vete duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët e zonës. Sipas policisë 25 vjeçari Edmont Ndoj, ishte një person i dyshuar më parë për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.