Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Rrugë në disa qytete u pushtuan nga uji, ndërsa dëbora zbriti deri në lartësinë 500 metra. Në Durrës, situata ishte problematike mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin pranë stadiumit Niko Dovani, në rrugët pranë shkollës "Qemal Mici", te tregus si dhe disa segmente rrugore në lagje të ndryshme të qytetit.