Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore kanë prekur 3 milionë njerëz dhe kanë lënë së paku 33 të vdekur, thanë autoritetet lokale të enjten. Sipas tyre, reshjet e rrëmbyeshme kanë derdhur shiun e një viti brenda tre ditësh në qytetin Zhengzhou. Përmbytjet kanë shkaktuar valë të mëdha uji nëpër rrugë, tunele dhe sistem të metrosë.