Reshjet intensive të shiut dhe dëborës që përfshinë për disa ditë me radhë zonën e Gjirokastrës kanë shkaktuar rrëshqitjen nga lartësitë të një sipërfaqeje të madhe të malit të Lunxhërisë. Intesiteti i lartë i reshjeve dhe depërtimi i ujërave në brendësi të malit kanë shkaktuar shembjen dhe rrëshqitjen e një sipërfaqe të konsiderueshme të përbërë nga material i ngurtë, dhera dhe shkëmbinj. Aktualisht nga rrëshqitja e dheut nuk raportohen probleme për banorët, por edhe pse distanca është e madhe nga fshati Mingul, që është edhe fshati më i afërt me zonën ku ka ndodhur shkarja, autoritetet kanë kërkuar ndihmën e specialistëve gjeologë.