3 persona kanë rënë në pranga, gjatë aksionit “Triple Play” të zhvilluar nga policia e kryeqytetit. Ata bënin shitjen e kokainës në doza të vogla në zonën e Kamzës, teksa u arrestan Luftar dhe Renardo Brahilika, si dhe Maringlen Lala. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata bënin përpunimin e kokainë duke e ndarë atë në doza e më pas shitur kundrejt pagesës prej 50 eurosh një dozë.