Një ditë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi në Parlament se do të ndalojnë shpërndarjen dhe shitjen e tullumbaces me azot, policia ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të tullumbaces në vendin tonë. Një nga personat e arrestuar është A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. I riu tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit.