Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi shiste lëndë narkotike kanabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune disamujore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Qereka". Në kuadër të këtij operacionit, u bë e mundur sekuestrimi i 3.5 kg kanabis, të cilën dyshohet se i riu F.B e ka siguruar në Krujë.